Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ndodhet në Moskë për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, për situatën në Siri.
“Nga biseda e fundit me presidentin Obama u binda se jo vetëm po bashkëpunojmë, por këtë po e bëjmë me qëllimin për të pasur rezultate të qarta”-u shpreh Putin, pasi priti sekretarin Kerry.
“Shpresoj që të arrijmë progres të vërtetë, në mënyrë që situata në Siri të ndryshojë”-është përgjigjur sekretari amerikan i shtetit, John Kerry. “Pres me padurim një bisedë serioze”-ka theksuar më tej ai, njoftojnë mediat ruse.
(er.nu/BalkanWeb)
