SERBI- Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka paralajmëruar se së shpejti do ti paraqesë qeverisë, propozimin e tij final për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Me këtë propozim po punoj intensivisht, sepse jemi diku në fund dhe se çdo tolerim i yni i ardhshëm mund të kuptohet se pak nga pak dhe heshtazi po pajtohemi me shumë gjëra”, ka thënë Nikoliç për revistën serbe NIN.

Ai ka shtuar se me këtë propozim askush nuk do të jetë i kënaqur plotësisht dhe beson se do të hasë në kundërshtimin e vendeve perëndimore që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Nikoliç ka shtuar se nëse njohja e Kosovës do të jetë kusht për pranim në BE, ky do të jetë sinjal i qartë se Brukseli nuk e do Serbinë anëtare dhe se harmonizimi i politikës së jashtme me BE-në do të jetë i vështirë për Beogradin.

Gjithashtu presidenti i Serbisë ka kritikuar deklaratën e ministrit serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçic për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.

Kryetari serb ka vlerësuar se tani pas heqjes dorë të Rusisë, për ndërtimin e gazsjellësit, është momenti i vërtetë për bisedime rreth formave të reja të investime ruse në Serbi.

(mi.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: