Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pritet që nesër të qëndrojë për vizitë në veri të Kosovës.
Ndërsa më herët u tha se Ministria e Punëve të Jashtme ia ka refuzuar kërkesën për ta vizituar liqenin e Ujmanit, kjo vizitë do të ndodhë.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin vetë ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
“Pas rishqyrtimit të rrethanave të lindura gjatë ditës së sotme në Bruksel si dhe me sugjerimin e ndërmjetësueses të BE-së dhe aleatëve të Kosovës, të cilët janë të përkushtuar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy shteteve tona, kërkesa e presidentit të Serbisë për të vizituar edhe digën e Ujmanit është miratuar në përputhje me kërkesën zyrtare dhe me rregullat për vizitat e zyrtarëve të lartë të paraparë me marrëveshjen e Brukselit. Pritet qe kjo vizitë t’i kontribuoje dialogut për paqes të kësaj popullate” , ka thënë Pacolli.
Edhe Vuçiç, para pak minutave e konfirmoi nga Beogradi se do të qëndrojë në liqenin e Ujmanit.