Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç jashtë pallatit Élysée.

Macron ka deklaruar krah Vuçiç se çështja e Kosovës është një premtim dhe një peng për të ardhmen e rajonit” dhe se e gjitha është e përfshirë në marrëveshjen një viti më parë mes vendeve.

Ai theksoi se Franca do të sigurohet që çdo hap i asaj marrëveshjeje të përmbushet, ndërsa u ndale edhe te sulmi i Banjskës.

Macron nënvizoi se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e ngjarjes në Banjskë të arrestohen”.

“Dëshiroj gjithashtu që Prishtina të respektojë zotimet e saj, si dhe që zgjedhjet të respektohen me legjitimitet të plotë demokratik, veçanërisht në komunat me popullatë kryesisht serbe”, tha presidenti francez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb