Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve COP30, i cili do të mbahet në kuadër të Konferencës së 30-të të Palëve (COP30) të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndryshimet Klimatike.

Sipas raportimeve, ai do të udhëtojë nesër për në Brazil për këtë qëllim.

“Presidenti Ahmed Sharaa do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Brazil më 6-7 nëntor për të marrë pjesë në takime me dhjetëra udhëheqës dhe krerë shtetesh nga vende të ndryshme të botës”, thuhet në deklaratë.

Raportohet se kjo do të jetë pjesëmarrja e parë në Samit në nivel presidencial nga Siria.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb