Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ftuar kryeministren japoneze Sanae Takaichi të vizitojë Uashingtonin.
Ministria e Jashtme japoneze tha se një vizitë e tillë pritet të realizohet në pranverë.
Të dy udhëheqësit realizuan një bisedë telefonike, ku sipas mediave ndërkombëtare, fokusi ishte bashkëpunimi i mëtejshëm dypalësh, veçanërisht në fushat ekonomike dhe të sigurisë.
Përveç kësaj, ata shkëmbyen pikëpamje “mbi rajonin Indo-Paqësor dhe riafirmuan bashkëpunimin e ngushtë midis Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara në mjedisin aktual ndërkombëtar”, gjithmonë sipas Tokios.
Nga ana tjetër Donald Trump planifikon të vizitojë Kinën në prill, në sfondin e mosmarrëveshjes diplomatike të vazhdueshme midis Tokios dhe Pekinit gjatë dy muajve të fundit.
