Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha sonte se ultimatumi i vendosur nga Presidenti Donald Trump skadon nesër dhe se ai këshillon Iranin të bëjë një zgjedhje të mençur sepse presidenti amerikan nuk po bën shaka.

“Irani do të duhet të bëjë një zgjedhje të mençur nesër, sepse presidenti Donald Trump nuk po bën shaka”, tha Hegseth në një konferencë për shtyp.

“SHBA-të do të kryejnë më shumë sulme nesër, më shumë sesa në ditën e parë të sulmeve”, shtoi Hegseth më 28 shkurt, duke deklaruar se kjo do të ndodhte nëse Irani nuk do ta pranonte ultimatumin.

Përpara Hegseth, Trump përsëriti kërcënimet dhe shtoi se “i gjithë” Irani mund të “shkatërrohet brenda natës” dhe se “nata mund të jetë nata e së martës”.

“E martë, ora 8 e mbrëmjes sipas kohës së Uashingtonit,” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social të dielën.

“Pa një marrëveshje, do të shihni ura dhe termocentrale që shemben në të gjithë vendin”, tha Trump për Fox News të dielën, duke përsëritur kërcënimin e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb