Masat e sigurisë të vendosura në Athinë për qëndrimin shtatë-orësh të Recep Tayyip Erdoğan dhe delegacionit turk në Athinë ishin drakoniane pasi oficerë policie nga pothuajse të gjitha shërbimet u vendosën për të ndihmuar në parandalimin e çdo ngjarjeje të paparashikuar që mund të ndikonte në vizitën e presidentit.

Megjithatë, një burrë shtatlartë nga roja personale e Erdoganit tërhoqi vëmendjen e mediave. Siç shihet në pamjet e regjistruara nga SKAI, ka qenë një truprojë dy metra i gjatë, i cili nuk ia ka hequr sytë presidentit turk që në momentin e parë kur ka zbritur në “Eleftherios Venizelos”.

Sipas informacioneve, ELAS ka lëshuar 47 leje armësh për vizitën e Erdoganit, 16 prej të cilave kanë të bëjnë me sigurinë e presidentit. Gjatë vizitës së djeshme, snajperët ishin vendosur në pika kyçe në Pallatin Presidencial me kontrolle nga qen të trajnuar posaçërisht deri pak para mbërritjes së Erdoganit në Herodos Attikou për takimin e tij me Katerina Sakellaropoulou dhe Kyriakos Mitsotakis.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: