Presidenti Aleksander Vuçiç deklaroi se Serbia do të investojë për të filluar prodhimin e vaksinës ruse “Sputik V” në fund të këtij viti.

Mediat serbe raportojnë se javën e ardhshme pritet që një grup i ekspertëve rusë të vizitojë Serbinë javën e ardhshme. Ata do të zhvillojnë bisedime rreth prodhimit të vaksinës ruse në Serbi, raporton Reuters.

Vuçiç tha se ai dhe homologu rus, Vladimir Putin, kanë bërë marrëveshje fillestare rreth nisjes së procedurës së prodhimit, të cilën e përshkroi si të ndërlikuar dhe të vështirë. Me mbi 530.000 persona apo 7.5 për qind të popullsisë që tashmë e ka marrë vaksinën kundër Covid-19. Serbia është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të vaksinuarve për 100 banorë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb