Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka cilësuar negative pasojat e tarifave në ekonomitë globale, duke nënvizuar rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të negociuar me Shtetet e Bashkuara.
Pas prezantimit të listës së re të kundër-tarifave prej 100 miliardë eurosh ndaj SHBA-ve, von der Leyen ka theksuar angazhimin e BE për të arritur marrëveshje që do të kenë përfitime për konsumatorët dhe bizneset e të dyja palëve.
Ajo gjithashtu shtoi se BE-ja po përgatitet për çdo mundësi dhe që ky proces konsultimi është i nevojshëm për të përballuar sfidat që po vijnë.
“Tarifat tashmë po kanë një ndikim negativ në ekonomitë globale. BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar për të gjetur zgjidhje të negociuara me Shtetet e Bashkuara,” u shpreh presidentja Von der Leyen.
Ne besojmë se mund të arrihen marrëveshje të mira që u sjellin dobi konsumatorëve dhe bizneseve në të dyja anët e Atlantikut,” shtoi ajo, duke theksuar se, në të njëjtën kohë, BE po përgatitet për të gjitha mundësitë dhe se konsultimi i nisur do të ndihmojë për të përballuar këtë detyrë të nevojshme.
Këto deklarata, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri pas prezantimit të listës së re të kundër-tarifave me vlerë 100 miliardë euro kundër Shteteve të Bashkuara.
(BalkanWeb)
