Në “Opinion” në News24 ishte i ftuar gazetari Shkodran Hoti i cili diskutoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe krizën e kuvendit për konstituimin e saj.  Hoti tha se kriza ka bërë që ministrat të mbajnë dy funksione dhe se aktualisht ata nuk duhet të mbajnë aktive as atë të deputetit.

Ai shtoi më tej se edhe pas takimit të kryeministrit Kurti me Limajn nuk ka asnjë sinjal për marrëveshjen.  Gjatë fjalës në studio Hoti theksoi se përflitet se presidentja Osmani mund të krijojë partinë e saj.

“Kriza ka bërë që ministrat të mbajnë dy funksione dhe nuk mund të jenë edhe në atë e deputetit. Dorëheqjet u dhanë formalisht , kanë ushtruar funksionin. Mund të them gjithashtu se politika mund të ketë një linçim ndaj gjyqtarëve të supremes. Duhet të ketë edhe sanksione nga disa drejtues por deri tani nuk është vendosur asgjë. Gjithashtu janë raportuar edhe disa takime të kryeministrit Albin Kurti me Limajn , por aktualisht nuk ka sinjale për marrëveshje. Gjithashtu nuk shohim vullnet nga presidentja për daljen nga kriza. Edhe flitet se presidentja Osmani mund të krijojë një parti të re. Për krizën në Kosovë as partitë opozitare nuk janë njëzëri”, përfundoi Hoti

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb