Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas plagosjes së dy serbëve në Shtërpcë.

Përmes një deklarate për media, Osmani tha se plagosja e 11 dhe 31-vjeçarit është akt i patolerueshëm dhe kërkoi që autori të vihet para drejtësisë.

“Plagosja e të rinjve 11 dhe 31-vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Osmanit.

Ajo shtoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t’u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë.

“Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojnë urgjentisht e sipas ligjit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb