Prezenca e OSBE/ODIHR  në Shqipëri ka reaguar përmes një postimi në platformën X, ku shprehen të kënaqur që reforma zgjedhore, është në qendër të debatit politik.

Po ashtu theksohet se janë të gatshëm për të ndihmuar në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe mundësinë e votimit të emigrantëve.

Së fundmi bëhet thirrje për angazhim të menjëhershëm “me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme”.

“Jemi të lumtur të shohim që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik. @OSCEinAlbania qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë vendit.

Mezi presim të angazhohemi menjëherë me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në këtë reagim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb