Përsëritet situata në pikat kufitare me Greqi, teksa krijohen radhë të gjata për të kaluar në vendin fqinj, pasi festuan ditët e fundit Pashkët në Shqipëri.
Të indinjuar, emigrantët shprehen se kanë rreth 2 orë që presin të kalojnë kufirin. Sipas tyre, kjo situatë nuk është aspak normale, ndërsa thonë se në çdo festë ndodh e njëjta gjë.
Ata bëjnë apel shtetit të marrin masa për të rregulluar situatën pasi po presin në radhë edhe me fëmijë të vegjël.
(BalkanWeb)
