Shqipëria do përballet me Poloninë me 26 mars, në gjysmëfinalen e Play Off të Botërorit. Në Sport News në News 24, ish-kapiteni i kombëtares, Rudi Vata tha se kjo është një ndeshje madhështore, e nivelit të lartë dhe shkalla e vështirësisë kuptohet, duke qënë se nuk kemi eksperiencën e duhur.
Rudi, pikësëpari, çfarë ndjesi të jep ky moment, brenda 10 vitesh kemi shkuar dy herë në Evropian, tani jemi në garë me kohë të plotë për një biletë në Botëror. A është kjo ndeshje më e rëndësishme në histori?
Për tifozët dhe për ne pjesën e futbollit, kjo është një ndeshje madhështore. Jemi për herë të parë kaq afër Botërorit. Edhe shkalla e vështirësisë është e lartë. Është një ndeshje që nuk kemi përvojën e duhur për të ditur si menaxhohet situata. Duke qënë një kombëtarje në rritje, besimi është më i madh.
