Luis Enrique ka folur së fundmi rreth situatës së krijuar te PSG. Trajneri shprehet se në Paris ka gjithmonë presion dhe se është mësuar me diçka të tillë.

“Gjithmonë ka zhurmë rreth PSG-së dhe ne duhet ta pranojmë këtë. Jemi mësuar t’i kapërcejmë këto situata.

Sezonin e kaluar ishte shumë e qartë. E nisëm Ligën e Kampionëve me të njëjtën mungesë efikasiteti, por kur shikon rastet e krijuara, do të thotë që ishim më të mirë se kundërshtari – dhe kjo është pikërisht ajo që po kërkojmë.

Trajneri shprehu besim se skuadra e tij do të gjejë së shpejti rrugën e duhur drejt qëllimit. “Jam i sigurt se mund ta arrijmë përsëri shumë shpejt dhe ky është qëllimi ynë”, shtoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb