Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Delhi ku edhe është takuar me  kryeministrin Narendra Modi.

Presidenti Putin tha se Rusia po punon për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë dhe falënderoi Indinë për përpjekjet e saj në lidhje për të përmirësuar situatën.

Modi, nga ana tjetër, tha se India nuk ishte neutrale në luftë dhe qëndroi në “anën e paqes”.

“Konflikti duhet të marrë fund “përmes dialogut dhe diplomacisë. Ne mbështesim një zgjidhje paqësore të konfliktit”, shtoi kryeministri Modi.

Gjithashtu Putin komentoi mbi tarifat ndëshkuese të SHBA-së ndaj Indisë për blerjen e naftës ruse, duke thënë se India duhet të ketë të njëjtat mundësi në dispozicion si SHBA-të.

“Vetë Shtetet e Bashkuara ende blejnë karburant bërthamor nga ne për centralet e tyre bërthamore. Nëse SHBA-të kanë të drejtë të blejnë karburantin tonë, pse të mos ketë të njëjtin privilegj edhe India? Kjo çështje meriton një shqyrtim të plotë dhe ne jemi të gatshëm ta diskutojmë atë, përfshirë edhe me Presidentin Trump”, shtoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb