Prestige ka marrë fitoren e tretë në po kaq ndeshje të zhvilluara në Grupin A të Sunday League Albania.

Suksesi më i fundit erdhi në takimin djeshëm përballë Jata Market, sfidë në të cilën Prestige triumfoi me rezultatin 3-1.

Biba, Branica dhe Shima ishin protagonistët e golave për Prestige, gola të cilët erdhën të gjithë në pjesën e dytë të ndeshjes. Ndërsa për Jata Market ngushtoi diferencat në fundin e takimit Çekolli.

NDESHJA – U zhvillua nën një terren të rënduar nga reshjet e shiut në kompleksin “Skënder Halili”. Minutat e para ishin të qeta, ndërsa Prestige do të gjente golin në të 18- ën me Branicën, i cili goditi saktë me kokë pas një harkimi nga këndorja, por gjyqtari pa një parregullsi në zonë dhe sinjalizoi për faull në favor të Jata Market.

Këta të fundit provuan me Çekollin, i cili goditi rrezikshëm me kokë, por portieri Cara e devijoi topin për në këndore. Pjesa e parë u mbyll me një gjuajtje të Bibës, të cilën e grushtoi portieri i Jatës, Mamo.

Pas pushimit Prestige futet më i vendosur në fushë dhe shpërblehet menjëherë me golin e avantazhit, teksa Biba me një të majtë në kufijtë e zonës e dërgon sferën në rrjetë në të 32-ën.

Një minutë më vonë, Limani kishte një shans të artë për t’i dyfishuar shifrat, por shpërdoroi gjithçka duke goditur mbi tra nga një distancë e afërt.

Megjithatë goli i dytë nuk do të vononte teksa në të 34-ën, Branica finalizoi saktë pas një vertikalizimi të Shimës, me Prestige që mori kryesimin 2-0.

Më tej Shima provoi të gjente një gol thuajse nga mesi i fushës, duke kërkuar që të përfitonte nga dalja e portierit kundërshtar që kishte lënë portën por topi shkoi mbi tra.

Gjithsesi, në të 46-ën, Shima e korrigjoi shënjestrën, teksa me një të djathtë precize tokazi me ndihmën edhe të shtyllës pingule, e dërgoi topin në rrjetë për golin e tretë të Prestige.

Pr 1
Pr 1

Katër minuta nga fundi i takimit, Jata Maket ngushtoi në 3-1, teksa Çekollin befasoi portierin Cara me një gjuajtje potente tokazi, me topin që mori edhe më shumë forcë nga terreni i rrëshqitshëm për të përfunduar në rrjetë.

Gjithsesi ky gol kishte vetëm vlerë statistikore, pasi gjithçka u mbyll me triumfin e Prestige.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb