GJKKO sekuestroi disa muaj më parë një apartament 81 m2 pranë Gardës së Republikës në Tiranë, pasi u zbulua se ishte pronë e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Biznesmeni Gentian Sula kërkoi në Gjykatën e Posaçme heqjen e sekuestros me pretendimin se apartamenti është pronë e tij.

Por SPAK, pas hetimeve gjeti se kjo ishte një pronë e fshehur dhe e padeklaruar nga Goro.

Kërkesa e Gentian Sulës se apartamenti është i tij dhe ia kishte lënë në përdorim kryebashkiakut të Himarës, nuk është pranuar nga GJKKO.

Kërkesa u shqyrtua këtë të hënë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili e ka rrëzuar.

Për Jorgo Goron prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vite burg, ndërkohë kërkoi dhe konfiskimin e apartamentit në fjalë.

Jorgo Goro akuzohet për “shpërdorim detyre” në 2 raste, si dhe fshehje dhe mosdeklarim pasurie.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb