Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare u shfaq përkrah Allegrit, në ditën e prezantimit të trajnerit të ri. Tare vlerësoi Allegrin dhe u shpreh besimplotë për të ardhmen e skuadrës.

“Faleminderit që jeni kaq shumë (drejtuar gazetarëve). Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për ta falënderuar atë (Allegrin) dhe stafin e tij për entuziazmin që kanë sjellë tashmë.

Ardhja e tij te Milan u pranua menjëherë nga klubi. Ai do t’i sjellë këtij ekipi një mentalitet fituesi”, tha shkurt Tare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb