Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot krijimin e Operatorit të Ujit. Ai ka shpjeguar se ajo që ka ndodhur deri tani nuk lë shpresë për përmirësim të situatës, ndaj një hap i tillë ishte i domosdoshëm.

Borxhet e larta sipas tij, paaftësia në mënaxhim dhe politizimi i burimeve njerëzore në këto ndërmarrje, bashkë me mungesën e ekspertizës, krijojnë nevojën për krjimin e OKU. Rama përmendi se janë bërë investime masive nga qeveria në këtë sektor, ndërsa shtoi se nga 4 zona në 2013 që furnizoheshin me ujë me humbje në rrjet rreth 70 për qind, sot panorama është ndryshe, por jo më e mira që mund të kemi në një kohë ku Shqipëria ka një rritje të lartë të turizmit dhe furnizimi me ujë është i pamjaftueshëm.

Edi Rama: Paaftësia dhe politizimi në ndërmarrjet për ujin e çuan situatën në gjendje të rëndë. Ne kemi bërë investime masive nga ana e qeverisë qendrore. Katër zona furnizoheshin me ujë 24 orë më 2013 dhe kishte 70 përqind humbje në rrjet, sot panorama është tërësisht ndryshe me atë që ishte.

Por nuk është mirë në raport me atë që ne duam. Vlora e nisi sezonin turistik në gjendje të papranueshme, ku në disa zona nuk kishte furnizim me ujë. Por kemi punuar dhe situata u përmirësua. Kemi probleme, të cilat presim t’i rregullojmë përmes OKU.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: