Skënderbeu nuk ka vonuar për të zyrtarizuar përforcimin më të ri që do të zëvendësoje të larguarin Liridon Latifin. Sot klubi korçar ka prezantuar para mediave mesfushorin Suad Sahitin. 22-vjeçari është shprehur se ndihet mjaft i lumtur tani që do të luajë për skuadrën që bëri krenar të gjithë shqiptarët duke u kualifikuar në “Europa League”.

Suad Sahiti gjithashtu tregoi se kishte ftuar edhe të vëllanë, Ermir Sahitin që të bëhet pjesë e Skënderbeut.

“Jam i lumtur qe vij këtu. Te zëvendësosh Latifin është e vështire gjithnjë, por do mundohem ta bëj më së miri duke dhëne maksimumin. Jam në ekipin që ka bërë krenar të gjithë shqiptarët. Kam ftuar edhe Ermirin (vëllai i mesfushorit) të vijë këtu.”
Ujqerit-470x353
Pasi përfundoi konferencën për shtyp, Sahiti së bashku me shokët e rinj të skuadrës dolën në seancën stërvitore ku u përballën me një surprizë mjaft të këndshme. Tifozëria e korçarëve kishte ardhur për të përshëndetur skuadrën për atë kualifikim historik në “Europa League”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb