Deputeti Tritan Shehu, në një lidhje skype në News24 ka komentuar në lidhej me denoncimet e fundit për shit-blerje votash, ndërkohë që na ndajnë vetëm pak orë nga heshtja zgjedhore.

Ai ka deklaruar se në qarkun e Gjirokastrës, konkretisht në Këlcyrë, po bëhen përpjekje për të ndikuar në zgjedhje, duke u bërë presion qytetarëve dhe komisionarëve të “Bashkë Fitojmë” që të largohen dhe të mos jenë pjesë e procesit të dielën.

“Vijojnë investimet jo transparente, mekanizma elektoralë për të gënjyer qytetarët. Vijon presioni i madh ndaj qytetarëve, komisionarëve tanë, presion për tu larguar si komisionarë për tu larguar e duke u bërë premtime absurde.

Denoncime që vijnë çdo ditë nga Këlcyra. Edhe prezenca e policisë ka qenë e parregullt në Këlcyrë, që nga nëndrejtori i komisariatit të Gjirokastrës, çka bie ndesh më Kodin Zgjedhor”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb