Përfaqësues të opozitës kanë reaguar sërish për pushtimin e forcave të policisë të ambienteve të Neës24. Lisandër Hoxha tha për mediat se kanë kërkuar informacion pranë forcave policore por nuk ka patur përgjigje.

Sipas tij, cështja e godinës duhej trajtuar në gjykatë dhe gazetarët nuk duhet të ishin penguar në punën e tyre.

Lisandër Hoxha: Kanë ardhur tu rrëmbejnë mikrofonat, sot këto që mbani ju në dorë do ti mbajë me porosi të Ramës, Ardi Veliu. Do të transmetojë Rama nga News24, nuk dëshiron Rama që skandalet financiare të publikohen sic kanë bërë emisionet tuaja investigative.

Është hera e dytë që ne vijmë këtu në mbështetje të gazetarëve. Për të parë ca po ndodh, realisht gjithë kjo prezencë policie nuk ka kuptim, këtu ka patur gazetarë jo njerëz në kërkim. Nëse ka një tentativë për të bërë një akt administrative kërkohet zbatimi I ligjit. Marrëdhënia kontraktuale e News24 me shtetin, trajtohet në gjykatë, këtu smund të pushtohet godina. Nesër të merr banesën etj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb