BRAZIL – Një prift 54-vjeçar në Brazil është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vogëlushe 5-vjeçare.
Prindërit e vajzës e zbuluan ngjarjen e rëndë, duke parë vizatimet që kishte bërë 5-vjeçarja. Vogëlushja kishte arritur të ilustronte në mënyrë perfekte mënyrën se si ishte abuzuar nga prifti.
Kohët e fundit vajza ishte kaq e shqetësuar saqë prindërit e dërguan tek një psikologe për fëmijë. Kjo e fundit dyshoi se 5-vjeçarja ishte abuzuar seksualisht dhe u kërkoi prindërve që të kërkonin në dhomën e vajzës për të gjetur ndonjë shenjë. Ata arritën të gjenin në një libër 6 letra, ku vogëlushja kishte vizatuar veten të shtrirë dhe të terrorizuar dhe priftin që qëndronte sipër saj.
Pas denoncimit të prindërve, prifti tashmë do të përballet me drejtësinë nën akuzën e abuzimit seksual me të mitur.
(er.nu/BalkanWeb)
