Partia Demokratike deklaron se në procesin e Primareve që u mbajt në të gjithë vendin të shtunën (1 mars) u shënua shifër rekord të pjesëmarrjes ku sipas shifrave të selisë blu votuan mbi 50 mijë anëtarë.

Në një deklaratë zyrtare nga selia blu, thuhet se numri më i madh i votuesve u regjistrua në Tiranë me 13,052 pjesëmarrës, e ndjekur nga Durrësi (4,920) dhe Korça (4,826).

“Kjo tregon rritjen e besimit te PD dhe forcimin e parimit ‘një anëtar, një votë’, thuhet në një njoftim të PD-së.

Primaret Lista
Primaret Lista

Votimet për Primaret u zhvilluan sipas parimit një anëtar një votë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb