Kryetari i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës Ilir Alimehmeti, i ftuar në Programin e Drekës në News 24 foli për Primaret.
Alimehmeti theksoi se procesi i Primareve ishte transparent. Sipas tij, në primare fitoi demokracia. Sipas tij, gara e vërtetë do të jetë në zgjedhjet e 11 majit.
Ilir Alimehmeti: Të shtunën fitoi demokracia. Emrat janë propozuar nga degët e PD në Tiranë e në mbarë Shqipërinë. Lista ishte propozuar nga strukturat e partisë. Ishte garë mes nesh dhe strukturën e vendos në një lloj fërkimi dhe prandaj duhej menaxhimi i mirë, që nuk krijon ndasi.
Gara e vërtetë është më 11 maj. Procesi ishte transparent. Ata që kanë fituar në primare, nuk besoj se kanë frikë, pasi kanë votën e anëtarësisë.
(Balkanweb)
