Dje Partia Demokratike zhvilloi zgjedhjet për Primaret, nga ku do të dalin dhe kandidatët për kryetarë bashkie për zgjedhjet e 14 majit të 2023-shit. Teksa disa bashki kanë shpallur rezultatet finale, e gjithë vëmendja është përqendruar në Tiranë, atje ku ka një balotazh mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit, nga 7 kandidatë që ishin në garë. Siç përcakton rregullorja për Primaret, fitues shpallet kandidati që siguron 50+1 të votave, ndaj dhe nuk ka ende një fitues.

Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve vendosi qe me 11 dhjetor do te mbahet votimi i radhes per Kellicin dhe Alimehmetin. Nderkohe do te vendoset edhe data per bashkite e tjera qe kane dale ne balotazh. Gazetari Ergys Gjençaj në një raportim live nga selia e PD-së theksoi se ende nuk bëhet e ditur se kur do të jetë data kur do të mbahet procesi për rezultatet që kanë dalë në balotazh. Po ashtu në Dibër, Mirditë, Librazhd, Fushë-Krujë ka balotazh mes kandidatëve.

Ndërkohë, kandidatët për kryetar bashkie janë konfirmuar në disa rrethe, siç është Igli Cara në Durrës, apo dhe në Berat, Zija Ismaili.

Kujtojmë se data 6 mars është afati i fundit kur partitë politike të regjistrohen në KQZ dhe në 27 mars është afati final për regjistrimin e kandidatëve që do garojnë për kryetar bashkie.

Në një dalje për mediat kryetarja e KOKOE, Albana Vokshi dha detaje nga rezultati i zgjedhjeve të Primareve. Vokshi tregoi dhe sa vota kishin marrë kandidatët për garën në Tiranë, ku me 4040 vota kryeson Belind Këlliçi.

“Mirëmëngjes! Jam sot për të informuar publikun në lidhje me rezultatin për Primaret, vetëm për degët që janë në Bashkinë Tiranë. Sikurse dhe e keni ndjekur një pjesë e juaja, numërimi është bërë i përqendruar në sallën ngjitur. Ka filluar pak vonë, sepse është pritur që të gjithë kutitë e 16 degëve të Tiranës, të mbërrinin dhe të merreshin me procesverbal.

Numërimi është bërë në 6 tavolina, në secilën tavolinë kanë qenë numërues, kryetarët dhe disa sekretarë të degëve, për të ruajtur një standart. Në secilën tavolinë ka patur mundësi që secili nga shtatë kandidatët ka patur të përcaktuar nga një vëzhgues, për të parë se numërimi bëhej ashtu siç duhej, dhe nëse kishte ankesa, ato adresoheshin menjëherë të Komisioni Qendror i numërimit i cili kryesohej sikurse jeni informuar, nga sekretari i PD për çështje zgjedhore, z.Ivi Kaso. Anëtarë ishin z.Çlirim Gjata dhe Arben Ristani. Është kryer numërimi në prani të mediave, ku një pjesë prej jush kanë qenë të pranishme. Është numëruar live në rrjetet sociale të PD, z.Sali Berisha, pra edhe në shumë rrjete të tjera sociale. Ka qenë procesi më transparent. Komisioni qendror i numërimit në procesverbalin për Komisionin e Organizmit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, bën me dije se numri total i votuesve që kanë votuar në Tiranë është 8470, vota të vlefshme kanë qenë 8441 dhe të pavlefshme 29. Numri i votave sipas kandidatëve, ashtu sikurse ishin në listën e votimit, unë po I lexoj.

Adriana Kalaja 128 vota

Belind Këlliçi 4040 vota

Enkelejda Fejzo 66 vota

Fatmir Merkoçi 35 vota

Gerti Bogdani 1819 vota

Ilir Alimehmeti 2196 vota

Julian Deda 157 vota

Nga përllogaritja rezulton që asnjëri prej 7 kandidatëve nuk ka marr 50 plus 1 përqind të votave dhe kjo e çon garën në një balotazh midis z.Belind Këlliçi me 4040 vota dhe z.Ilir Alimehmeti me që ka 2196 vota. Balotazhi me vendim të Kryesisë është përcaktuar për një javë, pra me datë 11 dhjetor. Për çdo informacion tjetër ju informojmë që KOKOE do të vazhdojë të jetë e mbledhur gjatë gjithë ditës. Dhe në ditët në vijim ju njoftojmë që kanë mbërritur tashmë pjesa më e madhe e kutive të votimit, nga qendrat e votimit pothuajse në të gjitha degët. Priten pak kuti vot8imi nga degët e largëta. Ju informojmë që procesverbalet në formë elektronike kanë mbërritur pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Gjithashtu, si procedurë e komisionit është verifikimi i këtyre procesverbaleve dhe verifikimi i materialeve zgjedhore në kutitë e votimit. Menjëherë, sapo të kemi të materialeve zgjedhore dhe të procesverbaleve origjinale, do t’ju informojmë përgjatë gjithë ditës së sotme për të gjitha rezultatet e votimit dhe fituesit e garës, apo degët që kanë kaluar na balotazh.”, tha Vokshi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: