Evarist Beqiri, studiues, ka shprehur mendimin se procesi i primareve në PD po bëhet tepër vonë, duke theksuar se gara brenda llojit duhet të ishte organizuar më herët.

Ai ka kritikuar faktin se një proces i tillë zhvillohet një muaj para zgjedhjeve. Beqiri theksoi se fjala “primare” nuk mund të zbatohet në mënyrë të thjeshtë në kontekstin shqiptar, duke shtuar se qytetarët janë të ngopur me fjalë dhe tani kërkojnë veprime konkrete.

Ai tha se Berishën e respekton për disa arritje të tij, por gjithashtu kritikoi faktin që ai dhe partia e tij po vazhdojnë të zgjidhin problemet në mënyrë “shqiptarçe”. Sipas Beqirit, në një demokraci është po aq e rëndësishme edhe mënyra se si largohet një politikan, duke aluduar se PD ka nevojë për një ndryshim më të thellë dhe më të strukturuar.

Evarist Beqiri, studiues: Primaret po bëhen shumë vonë. Gara brenda llojit duhet të ishte bërë më herët. Kur shkon në një parti, nuk ka mendim ndryshe. Kush të lejon që të kritikosh. Si mund të bësh primare një muaj përpara se të bëhen zgjedhje. Fjalën “primare” nuk mund ta aplikosh në mënyrë shqiptarçe. Njerëzit që kanë një ide nuk mund të gënjehen.

Njerëzit janë ngopur me fjalë, duan vepra. Berisha ka 32 vite në politikë, që unë e respektoj për disa gjëra. Por, Berisha, edhe qeveria janë në një hall dhe zgjidhin gjërat në mënyrë shqiptarçe. Në një demokraci është e rëndësishme edhe mënyrën sesi largohesh. Edhe “Deputeti që duam” është tallje. Vendi ka nevojë për njerëz me mendim ndryshe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb