Partia Demokratike ka njoftuar se ditën e dielë do të zhvillohen Primaret në qytetet ku në votimin e parë, kandidatët dolën në balotazh.

PD sqaron se bëhet fjalë për bashkitë, Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd.

Njoftimi:

Ditën e diel do të zhvillohet raundi i dytë (balotazhet) e Primareve për kandidatët për Kryetarë Bashkie të Partisë Demokratike të Shqipërisë në 5 degë.

1. Mat
2. Dibër
3. Fier
4. Mirditë
5. Librazhd

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pocesi i votimit do të hapet ne orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e PD të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm e të zgjedhin me votë kandidatin e tyre për Kryetar Bashkie.

B5a24407 E261 4949 8a41 759388fce082
B5a24407 E261 4949 8a41 759388fce082

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: