Princi Harry është futur sërish në politikën amerikane teksa kritikoi “ndryshimin e të drejtave kushtetuese” gjatë fjalimit të tij kryesor në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për Ditën e Nelson Mandelës, në qytetin e Nju Jorkut. Duka i Sussex-it goditi në mënyrë të tërthortë vendimin e Gjykatës së Lartë Row v Wade, e cila muajin e shkuar mori vendimin kundër së drejtës për të abortuar në disa shtete të SHBA-së, vendim ky i kundërshtuar nga një pjesë e madhe e personazheve publikë nga e gjithë bota.

Princ Harry mendon se heqja e së drejtës për të abortuar është pjesë e një “sulmi global ndaj demokracisë dhe lirisë”, duke e krahasuar me agresionin dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe i ka konsideruar të dyja si dy nga problemet më të mëdha, me të cilat po përballet bota.

Përpos kësaj çështjeje, Princ Harry foli edhe për relatat që e ëma e tij e ndjerë ka pasur më Nelson Mandelën dhe u shpreh se fotografinë e Princeshë Dianës duke u takuar me Mandelën në vitin 1997 “e mban të varur jo vetëm në mur, por edhe në zemrën e tij”. Ndër të tjera, ai theksoi dashuria e tij me Meghan Markle e mori bekimin pikërisht gjatë vizitës që realizuan së bashku në vitin 2019 në Afrikë dhe u shpreh se aty e kuptuan më fort se kishin gjetur te njëri-tjetri shpirtin binjak.

Një fotografi e Princeshës Diana duke takuar Nelson Mandelën në 1997 mbetet në ‘murin dhe zemrën e tij’. Duka tha se ai e dinte se Meghan ishte binjakja e tij e shpirtit kur ata vizituan Afrikën së bashku në 2019. Covid-i dhe ndryshimet klimatike e lanë atë të ndihej ‘i goditur dhe i pafuqishëm’ pas ‘një viti të dhimbshëm në një dekadë të dhimbshme’. Atësia e kishte bërë fushatën më të rëndësishme për të pasi ndau Archie dhe Lilibet me Meghan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: