Princ Leka dhe Blerta Celibashi pritet të kurorëzojnë së shpejti lidhjen e tyre me martesë. Sipas burimeve për Vip Magazine, çifti ka nisur përgatitjet për ceremoninë, ndërsa dita e madhe duket se është shumë afër.
Pas një periudhe të gjatë stabiliteti dhe shfaqjesh të përbashkëta publike, ata kanë treguar një marrëdhënie të konsoliduar. Vitin e kaluar, dyshja festoi fejesën në një ceremoni private në jug të vendit, e cila mori vëmendje të gjerë mediatike.
Detajet mbi martesën mbeten ende të rezervuara, por pritshmëritë janë të larta për hapin e ri që pritet të ndërmarrin.
