Princi Andrew i Britanisë tha të premten se do të hiqte dorë nga përdorimi i titullit të tij si Dukë i Jorkut pas viteve të tëra kritikash për sjelljen dhe lidhjet e tij me financierin e amerikan Jeffrey Epstein.
Reputacioni i Andrew, vëllait më të vogël të Mbretit Charles dhe djalit të dytë të Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, është goditur rëndë vitet e fundit, veçanërisht për shkak të lidhjeve të tij me Epstein.
Në një deklaratë, Andrew tha se “akuzat e vazhdueshme kundër meje” e shpërqendruan vëmendjen nga puna e vëllait të tij të madh, Mbretit Charles, dhe nga puna më e gjerë e familjes mbretërore britanike.
“Prandaj, nuk do ta përdor më titullin ose nderimet që më janë dhënë. Siç e kam thënë më parë, i mohoj me forcë akuzat kundër meje”, tha Andrew në një deklaratë.
