BRITANI E MADHE –Princi britanik, Harry, ka përjetoi një eksperiencë të hidhur ndërsa luante ‘polo’ për qëllime humanitare në Afrikën e Jugut.
Sipas BBC, princi ishte duke kalëruar kalin, i cili në një moment e rrëzoi në atë në tokë. Fatmirësisht, ai e zbuti rënien duke u mbajtur me duar.

Loja u ndërpre pas rënies së princit, por ai shumë shpejt i hipi sërish kalit dhe loja vazhdoi.
Në vazhdën e lojës, Harry që ishte kapiten i skuadrës së tij, u rrëzua edhe një herë, kësaj radhe në mesin e dy lojtarëve të tjerë.
Ky eveniment sportiv i zhvillua në afërsi të Cape Toën dhe mbahej në kuadër të fondacionit të tij, Sentebale, që u ndihmon të rinjve në Lesotho të Afrikës së Jugut. (er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb