Princi Charles ka dënuar agresionin brutal të Rusisë kundër Ukrainës. Princi Charles ka deklaruar se ky akt i Putinit, është një sulm ndaj vlerave demokratike.
Duke folur në një ceremoni për të shënuar shndërrimin e Southend në qytet, Princi Charles e lidhi vrasjen e deputetit Sir David Amess me sulmet në Ukrainë.
“Ajo që pamë në tragjedinë e tmerrshme në Southend ishte një sulm ndaj demokracisë, ndaj një shoqërie të hapur, ndaj vetë lirisë. Ne po shohim të njëjtat vlera të sulmuara sot në Ukrainë në mënyrën më të pandërgjegjshme,” tha Princi Charles.
“Në qëndrimin që mbajmë këtu, ne jemi në solidaritet me të gjithë ata që po i rezistojnë agresionit brutal.”
(BalkanWeb)
