BRITANI E MADHE
Sot është një ditë e veçantë për prindërit e Victoria Beckham pasi ata festojnë plot 50 vjet të martuar. Victoria ka zgjedhur t’i urojë ata në këtë përvjetor të artë me disa foto nga dita e tyre e martesës.
“Gëzuar 50-vjetorin e artë mami dhe babi. 50 vite. Shumë vite lumturi, ju duam të gjithë shumë”, ka shkruar Beckham krah postimit të saj në rrjetet sociale.
Ndjekësit e kanë uruar gjithashtu Beckham për këtë ditë speciale të prindërve të saj, duke lënë komente nga më pozitivet. Disa prej komenteve i kujtojnë ish-këngëtares së ka një ngjashëmri të madhe me babain e saj.
