Joao Santos, agjenti i Jorginhos, foli për TVplay për të ardhmen e lojtarit të Arsenalit. “Ne do të vlerësojmë propozimin që vjen në tryezë nga klubi dhe do të vendosim për më të mirën. Padyshim që prioritet është rinovimi me Arsenalin sepse ai shkon shumë mirë me të gjithë. Të presim e të shohim” – tha Santos.

Jorginho ka një kontratë me skuadrën Gooner, deri në verë. Alternativat për të ardhmen janë të shumta, duke filluar nga Italia, e duke përfunduar te një kalim i mundshëm në Arabinë Saudite.Mesfushori ka luajtur 16 ndeshje në këtë sezon, në Premier League.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: