Policia e Kosovës, para pak çastesh ka arrestuar në Bërnjakë një serb të dyshuar për prishje të rendit kushtetues të Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Komandanti i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, shkruajnë mediat në Kosovë.

Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Raportohet se i njëjti tash e një kohë ka qenë në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi dyshohet si pjesëmarrës në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e mallrave kontrabandë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb