TIRANË- Ish-lideri i së majtës Fatos Nano kundërshton urdhrin e Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave publike, hapësira të dhëna dikur me qira nga Bashkia e Tiranës për shoqërinë “Joy Travel” dhe restorant “Pulëbardha”.
Sot administratori i ‘Joy Travel’ dhe restorant ‘Pulëbardha’, biznese në pronësi të bashkëshortes së ish kryeminsitrit, Xhoana Nano, ka shkuar në gjykatë duke kërkuar anulimin e urdhrit të Bashkisë.
Në një shkresë të datës 23 tetor që i është dërguar administratores së shoqërisë “Joy Travel”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse në Bashkinë e Tiranës, njofton subjektin për zgjidhjen e kontratës se qerasë.
Sipas Bashkisë, shoqëria “Joy Travel” nuk e përdor ambientin për qëllimin me të cilin e ka marrë “lokal shërbimi me sistem 24 orësh në shërbim të udhëtarëve”, prandaj po kërkon zgjidhjen e kontratës para afatit të përcaktuar (20 vite).
“Me përmbysjen e afatit me shkrim (15 ditë) Bashkia e Tiranës e konsideron kontratën e qerasë të zgjidhur”, thuhet në shkresën e Bashkisë Tiranë, shkresë që mban firmën e drejtoreshës Itena Ndroqi.
(ma.ar/BalkanWeb)
