Drita është shpallur kampione e Kosovës për sezonin 2017/2018. Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ka barazuar 0-0 në ndeshjen e zhvilluar sot kundër Prishtinës së Josës duke e mbyllu me 3 pikë më shumë se kryeqytetasit.
Skuadrës së Josës i duhej me patjetër një fitore me 2 ose më shumë gola në sfidën e sotme, por gjithçka u vështirësua kur Debatik Curri doli me karton të kuq në minutën e 32-t të lojës.
Në fraksionin e dytë të lojës Prishtina u ndëshkua sërish, me Dallkun që la ekipin me 9 lojtarë. Në fund rezultati mbeti i paprekur dhe festa u takoi vendasve të cilët e kishin tejmbushur stadiumin.
Drita shpallet kampion i Vala Superligës së Kosovës në futboll me 67 pikë në vendin e parë, tri pikë më shumë se Prishtina që shpallet nënkampione. Për Dritën kjo ishte ndeshja e 29-të pa humbje, një seri e jashtëzakonshme.
Drita fiton kështu trofeun e çmuar pas 15 vitesh pritje, i dyti në historinë e klubit.
(e.k/BalkanWeb)
