Prishtina është ndalur në barazim pa gola (0:0), nga Dukagjini i Klinës, në ndeshjen e xhiros së tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, që u zhvillua të dielën në mbrëmje, nën reshjet e vazhdueshme të shiut, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Pas gjashtë fitoreve radhazi, skuadra bardhekaltër nuk arriti të vazhdonte serinë pozitive.
Portieri i Dukagjinit, Kenan Haxhihamza, u dallua me disa pritje vendimtare, duke ndihmuar skuadrën e tij të siguronte një pikë të rëndësishme.
Me këtë barazim, Prishtina zbret në vendin e dytë me 19 pikë, aq sa ka edhe Malisheva, e cila tashmë kryeson tabelën. Prishtina, megjithatë, ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë me Dritën.
