Veteranët e UÇK-së kanë thyer rrethojat e Kuvendit dhe aktualisht janë afër derës së këtij institucioni, ku po kërkojnë që mos të mbahet seanca e Kuvendit, në të cilën është paraparë të shqyrtohet edhe paga minimale me ngritje, pa përfshirjen e këtyre kategorive të dala nga lufta.

Ata po protestojnë duke kërkuar që mos të diskriminohet dhe edhe ata të jenë pjesë e ndryshimeve të ligjit.

Njësia Speciale janë vendosur brenda dhe jashtë Kuvendit dhe nuk po lejojnë të hynë veteranët në ndërtesën e Kuvendit.

Ndërkohë, pjesëtarë të policisë thonë se veteranët kanë hedhur gazlotsjellësin, në mënyrë që të shfrytëzojnë rastin për të thyer rrethojat dhe për të hyrë në oborrin e Kuvendit, megjithatë, kjo ende nuk është e konfirmuar dhe mbetet të shihet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb