Sot do të mbahet në Bruksel takimi i radhës mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për nxjerrjen nga qarkullimi të dinarit serb.

Ekipi negociator i Kosovës do të udhëhiqet nga Besnik Bislimi ndërsa ai i Kosovës nga Petar Petkoviç.

Takimi do të drejtohet nga emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajçak të martën ka thënë se është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Në një përmbledhje të aktiviteteve të tij gjatë javës, Lajçak ka thënë se në takimet e fundit me kryenegociatorët kanë arritur që ta ngushtojnë hendekun lidhur me këtë temë.

Edhe pse janë zhvilluar pesë takime deri tani, ende nuk është arritur marrëveshje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb