Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Campione d’Italia pasi akuzohet për tentativë zhvatjeje.

Bëhet fjalë për Alfonc Cunaj, për të cili autoritetet italiane pretendojnë se shqiptari është nxitës i një tentative zhvatjeje prej 19 mije eurosh, për të shlyer një borxh të dyshuar droge, por që viktima nuk e beri pasi u ndalua nga policia.

Verën e kaluar policia italiane i ka gjetur një valixhe të dyshimtë 30-vjeçarit, ku ka zbuluar dhe sekuestruar 12 kg marjuanë. Por, ajo sekuestro në fakt ishte e vjedhur dhe pritej që ta merre në dorëzim Cunaj. Plani i Cunaj ishte të merrte valixhen dhe më pas të shiste marjuanën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: