TIRANE – Adelina Tahiri po shijon në maksimum shtatzëninë e saj. Por duket se pritjes së ëmbël avash avash po i vjen fundi! Këngëtarja e njohur pas disa ditësh do të ketë në krahë djalin e saj të parë.

Ka qenë vetë këngëtarja shqiptare , e cila ditën e djeshme një foto profesionale, nga seti i fundit që ajo ka realizuar. Ndërkohë, përveç imazhit të saj të ditëve të fundit të shtatzënisë, ajo ka shkruar se 97% e pritjes ka kaluar dhe pritet që për pak ditë të vijë në jetë engjëlli vogël.
Këngëtarja bukuroshe u martua në dhjetor të vitit të kalaur me avokatin e njohur maqedonas, Serjoza Markov.
(BalkanWeb)
