Është zhvilluar këtë të martë mbledhja e radhës në Komisionin për Çështjet Ligjore, ku po diskutohet projektligji “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish- ndërmarrjeve bujqësore”. Gazmend Bardhi në fjalën e tij në këtë mbledhje tha se është kundër miratimit të këtij ligji.

Gjithashtu edhe Alibeaj ka shprehur një qëndrim kundër, duke theksuar se nuk po bëhet asgjë tjetër, veçse po ringjallet padrejtësia e 32 viteve më parë.

“Duhet të grupoheshin të gjitha me një ligj që të përfundohej procesi i regjistrimit. Nëse nuk ka rregullim specifik do të ishte më e udhës të ndërhyhej në atë ligj, sesa të kthehemi në një situatë që po vetë Kuvendi e ka rregulluar. Sa kohë ka një ligj kuadër çmoj që miratimi i një ligji shtesë është i panevojshëm. A është vlerësuar nga Këshilli i Ministrave mundësia për të pasur një ndërhyrje që të trajtojë këtë specifikë? Në premtimin që është sjellë nuk ka një afat se kur përfundon ky proces. Pra çfarë nevoje ka për të pasur një ligj shtesë? Dhe a është parë mundësia për të ndërhyrë?”, tha Bardhi.

Enkelejd Alibeaj: Është e qartë për këdo se rezulton se është një iniciative ligjore që nuk duhet të kalojë. Ka një indiferencë dhe neglizhencë ndaj procesit legjislativ. Nuk është kaq e thjeshtë çështja. Ky proces i privatizimit të objekteve të ndërmarrjeve bujqësore, ka qenë abuziv. Sot po vazhdohet të mbahet gjallë abuzimet e bëra 32 vite më parë. Kushtetuta në nenin 181 të saj e përcakton qartë procedurën. Ju po ringjallni padrejtësinë e 32 viteve më parë. Nuk kompensohen më prona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb