NGA VJOLLCA KONGJONI*

Në shitje prej disa vitesh më në fund kompania shtetërore e sigurimeve INSIG e ka një pronar. Privatizimi i saj është bërë nga Shoqëria e sigurimeve EUROSIG e cila ka derdhur sot për llogari të qeverisë shqiptare vlerën prej 16 milionë euro.

Privatizimi i kësaj kompania konsiderohet i suksesshëm edhe për faktin se tashmë do të drejtohet nga aksioner shqiptar. Presidenti i Eurosig, Kadri Morina thotë për News24 se blerja e INSIG-ut u krye brenda afateve që përcaktonte ligji.

Sipas vendimit të qeverisë, shoqëria “EUROSIG” ishte shpallur “Fituesi i tenderit, më 23 mars të këtij viti dhe sikurse e parashikon ligji vlera e plotë prej 16 milionë euro, u pagua brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të autorizimit.

Kreu i Eurosig Morina, tashmë edhe i INSIG flet për seriozitet dhe garanton se klientët e saj do të sigurohen sipas standardeve bashkëkohore europiane.

Në garë për blerjen e INSIG ishin katër kompani shqiptare, por EUROSIG dha ofertën më të lartë në tender. Vitet e fundit pjesa e tregut të INSIG ka rënë vazhdimisht. INSIG kishte në Shqipëri, në fund të dhjetorit 2015, vetëm 5.8% të tregut të sigurimeve jo të jetës, duke u renditur e dyta nga fundi në një segment që qarkulloi gati 100 milionë euro.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: