Problematika janë raportuar në qendrën e votimit te “Dëshmorët e Lirisë” në njësinë numër 5 në kryeqytet.

Qytetarët nuk mund të votojnë, pasi ka probleme me pajisjen e identifikimit dhe nuk konfigurohen të dhënat e qendrës së votimit.

Është vënë në dijeni KQZ ndërsa rinisja e procesit mund të rinisë pas 3 orësh me lista manuale, në rast se pajisja nuk rregullohet ndërkohë.

Në kutinë e votimit në këtë qendër është hedhur vetëm një votë, më pas pajisja është prishur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb