Rastet e futbollistëve me probleme në zemër janë shtuar ndjeshëm në vitet e fundit. Pas ngjarjes tragjike në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit ku Raphael Dwamena ndërroi jetë pasi pësoi arrest kardiak në fushën e lojës, vjen një tjetër lajm i hidhur për një lojtar.

Ish-portieri i Zimbabve, George Chigova, i quajtur “Zikeeper”, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 32-vjeçare. Pasi pësoi një atak në zemër në korrik, duke ndërprerë karrierën e tij futbollistike, ai së fundmi iu rikthye futbollit, por duket se jo për gjatë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Chigova është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Afrikën e Jugut dhe besohet se gjithçka ardhur pas një sulmi në zemër.

Lojtari në fjalë ka luajtur për skuadra të ndryshme si  Dynamos, Polokëane City dhe SuperSport United. Portieri, i cili luajti në 30 ndeshje për Zimbabve, përfshirë edhe Kupën e Kombeve Afrikane, lë pas një hisori të vërtetë suksesi në komunitetin e futbollit në Afrikë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: