Tronditje për Egnatian! Trajneri i kampionëve të dyfishtë të Shqipërisë, Edlir Tetova, i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Mësohet se trajneri ka kryer këtë ndërhyrje në një nga spitalet e kryeqytetit dhe gjithçka ka kaluar me sukses sipas burimeve pranë klubit, i cili gjithsesi deri tani nuk ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen në fjalë. Tetova është nën kontrollin e mjekëve dhe sipas informacioneve të para, pritet të rikuperohet plotësisht nga kjo situatë.Pritet që ekipin në vijim, deri në kthimin e trajnerit, ta drejtojë asistenti i tij, Juljan Brahja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb